Kur hyn në fuqi një ligj në Shqipëri?
Përditësuar më 3 nëntor 2026
Një ligj hyn në fuqi me kalimin e jo më pak se 15 ditëve nga botimi në Fletoren Zyrtare (Kushtetuta, neni 84, pika 3). Shumë ligje e tregojnë afatin në nenin e tyre të fundit. Për shembull, ligji nr. 78/2014 thotë: “Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.”
Ka një përjashtim. Në rastet e masave të jashtëzakonshme, si dhe në rast nevoje e urgjence, kur Kuvendi vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve dhe Presidenti jep pëlqimin, ligji hyn në fuqi menjëherë, vetëm pasi të jetë njoftuar publikisht. Ai duhet të botohet në numrin më të parë të Fletores Zyrtare (neni 84, pika 4).
Burimet
Ky udhëzues është informues dhe nuk është këshillë juridike. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Kontrolloni nëse aktet e cituara janë ndryshuar.