PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS SË BOTIMEVE ZYRTARE
Ligji nr. 78/2014, datë 10 korrik 2014, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 78/2014
- Data e miratimit
- 10 korrik 2014
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 124, 8 gusht 2014
- Hyn në fuqi
- 23 gusht 2014
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 124, datë 2014-08-08
LIGJ
Nr. 78/2014
PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E QENDRËS SË BOTIMEVE ZYRTARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i të drejtave, detyrave dhe përgjegjësive të Qendrës së Botimeve Zyrtare dhe të institucioneve shtetërore, të përfshira në procesin e botimit të akteve, si dhe i procedurës për botimin e Fletores Zyrtare, të Buletinit të Njoftimeve Zyrtare, në formatin të shkruar letër dhe në formatin elektronik.
Neni 2
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim përcaktimin e rregullave dhe të procedurave të botimit të Fletores Zyrtare, të Buletinit të Njoftimeve Zyrtare, si dhe garantimin e mirëfunksionimit të Arkivit Elektronik të Akteve në funksion të bërjes së mundur të hyrjes në fuqi të akteve të botueshme, sipas parashikimeve të këtij ligji. Ky ligj garanton aksesin efektiv në legjislacionin online në Republikën e Shqipërisë për njohjen e legjislacionit dhe ushtrimin e së drejtës për informim të personave fizikë dhe juridikë dhe institucioneve shtetërore.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligji termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Akte të botueshme” janë të gjitha aktet, botimi i të cilave është i detyrueshëm në bazë të Kushtetutës dhe legjislacionit në fuqi.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.