Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë
Ligji nr. 8417, datë 21 tetor 1998, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 6 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 30 korrik 2020.
- Numri
- 8417
- Data e miratimit
- 21 tetor 1998
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 7 dhjetor 1998
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 1998-12-07
KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ne, Populli i Shqipërisë, krenarë dhe të vetëdijshëm për historinë tonë, me
përgjegjësi për të ardhmen, me besim te Zoti dhe/ose te vlera të tjera universale,
me vendosmërinë për të ndërtuar një shtet të së drejtës, demokratik e social, për të
garantuar të drejtat dhe liritë themelore të njeriut,
me frymën e tolerancës dhe të bashkëjetesës fetare,
me zotimin për mbrojtjen e dinjitetit dhe të personalitetit njerëzor, si dhe për
prosperitetin e të gjithë kombit, për paqen, mirëqenien, kulturën dhe solidaritetin
shoqëror,
me aspiratën shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin
kombëtar,
me bindjen e thellë se drejtësia, paqja, harmonia dhe bashkëpunimi ndërmjet
kombeve janë ndër vlerat më të larta të njerëzimit,
VENDOSIM KËTË KUSHTETUTË:
PJESA E PARË
PARIME THEMELORE
Neni 1
1. Shqipëria është republikë parlamentare.
2. Republika e Shqipërisë është shtet unitar dhe i pandashëm.
3. Qeverisja bazohet në një sistem zgjedhjesh të lira, të barabarta, të përgjithshme e
periodike.
Neni 2
1. Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit.
2. Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve të tij ose drejtpërsëdrejti.
3. Për ruajtjen e paqes dhe të interesave kombëtarë, Republika e Shqipërisë mund të
marrë pjesë në një sistem sigurimi kolektiv, në bazë të një ligji të miratuar me shumicën e të
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 13 janar 2007 · 9675 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”
- 21 prill 2008 · 9904 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 17 shtator 2012 · 88/2012 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8417, DATË 21.10.1998 “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 17 dhjetor 2015 · 137/2015 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
- 22 korrik 2016 · 76/2016 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8417, DATË 21.10.1998, “KUSHTETUTA E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 30 korrik 2020 · 115/2020 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 8417, datë 21.10.1998, “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.