Kushtet e përdorimit

2 nëntor 2026

Faqja

Legjislacioni dhe Vendime të Gj.K dhe Gj.L, te jus.al, është një vend për të kërkuar në kopje të akteve të publikuara nga Qendra e Botimeve Zyrtare, gjykatat dhe konsultimi publik. Shërbimin e ofron IT CENTER, person fizik tregtar në Shqipëri.

Planet dhe pagesa

Përveç planit falas, shërbimi ofrohet me abonim mujor ose vjetor, me çmimet e faqes Çmimet. Çdo plan me pagesë fillon me 7 ditë falas. Pas tyre abonimi paguhet në fillim të çdo periudhe dhe rinovohet vetë derisa ta anuloni.

Plani Studio mbulon deri në 5 llogari Google: pronarin dhe personat që ai shton te faqja Planet. Ata kanë planin sa kohë abonimi i pronarit është aktiv, dhe e humbin kur ai i heq ose kur abonimi mbaron.

Porositë i përpunon shitësi ynë në internet Paddle.com. Paddle.com është shitësi zyrtar (Merchant of Record) i të gjitha porosive tona: ai merr pagesën, llogarit taksat, lëshon faturën dhe trajton pyetjet për pagesat dhe kthimet e parave.

Abonimi anulohet kur të doni nga faqja Planet. Plani mbetet i hapur deri në fund të periudhës së paguar. Brenda 14 ditëve nga një pagesë mund të kërkoni rimbursim të plotë, siç thuhet te politika e rimbursimit. Kur një çmim ndryshon, ju njoftojmë me email të paktën 30 ditë përpara rinovimit me çmimin e ri.

Hyrja

Hyrja bëhet vetëm me një llogari Google. Në planin falas, llogaria e re nuk e hap kërkimin derisa një administrator ta miratojë. Me një plan me pagesë, edhe gjatë ditëve falas, llogaria hapet menjëherë. Miratimi mund të refuzohet, të hiqet ose llogaria të çaktivizohet.

Nuk është botim zyrtar

Teksti në faqe është kopje e nxjerrë nga publikimet. Për tekstin që bën punë, hapni burimin te institucioni. Faqja nuk jep këshillë juridike dhe nuk vendos se çfarë force ka një akt.

Si përdoret

Kërkimi është për leximin e akteve nga një llogari e miratuar. Nuk lejohet:

  • të anashkalohet hyrja ose miratimi;
  • të tërhiqen aktet me mjete automatike pa leje;
  • të paraqitet kjo kopje si Fletore Zyrtare ose si botim i institucionit.

Gabimet në kopje

Nxjerrja e tekstit nga PDF mund të prishë një fjali, një tabelë ose një numër. Data, lloji dhe lidhjet ndërmjet akteve janë ndihmë për lexim. Burimi i aktit mbetet institucioni që e ka botuar.

Përkthimi në anglisht

Titujt dhe tekstet në anglisht janë përkthim automatik jozyrtar, i bërë me modelet Qwen të Alibaba Cloud dhe Gemini të Google. Përkthimi mund të ketë gabime. Fuqi ligjore ka vetëm teksti shqip i botuar në Fletoren Zyrtare.

Privatësia dhe ndryshimet

Të dhënat e llogarisë trajtohen siç është shkruar te politika e privatësisë. Këto kushte mund të ndryshojnë. Data në krye të faqes tregon versionin e fundit. Pyetjet shkoni te [email protected].