Politika e privatësisë

2 nëntor 2026 · jus.al

Aplikacioni

Emri i aplikacionit është Legjislacioni dhe Vendime të Gj.K dhe Gj.L. Faqja është https://jus.al. Kjo politikë vlen për hyrjen me Google dhe për llogarinë që hapet pas saj.

Për çdo kërkesë shkruani te [email protected].

Çfarë bën shërbimi

Shërbimi lejon një përdorues të miratuar të kërkojë në kopje të akteve të publikuara nga Qendra e Botimeve Zyrtare, gjykatat dhe konsultimi publik. Nuk është këshillë juridike dhe nuk e zëvendëson botimin zyrtar. Rregullat e përdorimit janë te kushtet e përdorimit.

Çfarë të dhënash merren nga Google

Hyrja bëhet vetëm me Google. Aplikacioni kërkon vetëm fushat e hapura të llogarisë: identitetin (openid), email-in dhe profilin bazë. Nga përgjigjja e Google ruhen këto:

  • adresa e email-it të llogarisë Google;
  • identifikuesi që Google i jep asaj llogarie (sub);
  • fakti nëse Google e ka shënuar email-in si të verifikuar, vetëm për të vendosur nëse hyrja pranohet.

Emri që keni në Google lexohet vetëm një herë, kur hapet llogaria, dhe shkon te email-i i miratimit më poshtë. Nuk ruhet në bazën e të dhënave.

Nuk kërkohet dhe nuk ruhet fjalëkalimi i Google. Nuk kërkohen kontaktet, fotot, skedarët në Drive, kalendari, posta, ose ndonjë e dhënë tjetër e llogarisë Google.

Si përdoren

  • për të krijuar llogarinë dhe për ta njohur në hyrjen tjetër;
  • për të vendosur nëse kërkimi lejohet, pasi një administrator e miraton ose e refuzon llogarinë;
  • për të mbajtur hyrjen me një cookie në shfletuesin tuaj;
  • kur hapet një llogari e re, email-i i saj i dërgohet [email protected] bashkë me emrin në Google, vetëm që ajo llogari të miratohet.

Email-i dhe identifikuesi i Google nuk përdoren për reklamë, nuk shiten dhe nuk i jepen një shërbimi tjetër për qëllime të tjera.

Çfarë regjistrohet

  • Kërkimet. Ruhet teksti i pyetjes, filtrat, numri i rezultateve, koha që zgjati, aktet e para që dolën dhe llogaria që kërkoi. Ruhet edhe cilin rezultat hapët prej kërkimit dhe përgjigjja juaj nëse rezultatet ndihmuan, kur e jepni. Në këtë regjistër nuk ruhet as sesioni, as IP-ja. Shërben për të përmirësuar kërkimin dhe fshihet pas 12 muajsh.
  • Njoftimet. Në planet me pagesë, fjalët kyçe që shkruani ruhen me llogarinë tuaj, bashkë me listën e akteve që ju janë dërguar me email, që të mos dërgohen dy herë. Ruhen derisa t'i hiqni ose të fshihet llogaria.
  • Plani Studio. Adresa e email-it që shton pronari i një plani Studio ruhet që nga ai çast, edhe nëse personi nuk ka hyrë ende, dhe pronari e sheh këtë adresë dhe nëse personi ka hyrë. Fshihet kur pronari e heq ose kur fshihet llogaria e tij.
  • Vizitat. Serveri mban një regjistër teknik të çdo vizite: adresën IP, kohën, adresën e faqes që u hap dhe shfletuesin. Adresa e faqes tregon edhe cilin akt hapët dhe fjalët e një kërkimi. Regjistri shërben për të parë kush e arriti faqen dhe për sigurinë e saj, nuk lidhet me llogarinë dhe fshihet pas 90 ditësh, ose më herët kur mbushet.
  • Veprimet në administrim. Kur një administrator ose redaktor miraton, ndryshon ose fshin një llogari, ndreq një akt ose rikthen një akt nga koshi, ruhet email-i i tij, veprimi, mbi çfarë u bë dhe koha. Ruhet edhe hapja e një llogarie të re dhe çdo hyrje me fjalëkalimin e administratorit, edhe e gabuar. Këto fshihen pas 24 muajsh.

Përveç regjistrit të vizitave, nuk regjistrohet cili akt u hap jashtë një kërkimi, as hyrjet e zakonshme me Google.

Kush i sheh

Administratori i faqes e sheh email-in, rolin dhe gjendjen e miratimit, sepse pa atë shqyrtim llogaria e re nuk hyn në kërkim. Vetëm administratori sheh regjistrin e kërkimeve, të veprimeve dhe të vizitave. Askush tjetër nuk e lexon këtë të dhënë. Google e përpunon hyrjen sipas rregullave të veta, vetëm për të vërtetuar se llogaria është e juaja.

Çdo vizitë në faqe kalon përmes Cloudflare, i cili e mbron faqen dhe e sheh adresën IP dhe kërkesën, sipas politikës së vet të privatësisë.

Për përkthimin në anglisht, Alibaba Cloud merr vetëm tekstin e akteve të botuara në Fletoren Zyrtare. Asnjë e dhënë e llogarisë suaj nuk i dërgohet.

Pagesat

Abonimet i shet dhe i arkëton Paddle.com, shitësi zyrtar (Merchant of Record) i porosive tona. Emrin, adresën, vendin, të dhënat e kartës dhe faturat i mbledh dhe i ruan Paddle sipas politikës së vet të privatësisë. Ne nuk e shohim dhe nuk e ruajmë numrin e kartës.

Nga Paddle ruajmë vetëm sa duhet për të hapur planin: identifikuesin e abonimit dhe të klientit te Paddle, planin, gjendjen (provë, aktiv, i anuluar), datën e rinovimit ose të mbarimit dhe lidhjet e Paddle për ndryshimin e kartës dhe anulimin. Këto ruhen sa kohë ekziston llogaria dhe fshihen bashkë me të. Ruajmë edhe email-in e klientit te Paddle dhe për çdo pagesë shumën, monedhën dhe datën. Këto mbeten edhe pas fshirjes së llogarisë, për kontabilitet.

Ku ruhen dhe sa kohë

Email-i, identifikuesi i Google, roli dhe gjendja e miratimit ruhen në bazën e të dhënave të faqes. Cookie legis_session mban hyrjen dhe skadon pas 14 ditësh. Cookie legis_oauth përdoret vetëm për disa minuta, gjatë kthimit nga Google, dhe pastaj fshihet. Cookie jus_lang dhe jus_theme mbajnë për një vit gjuhën dhe pamjen që keni zgjedhur. Nuk ka cookie reklame dhe nuk ndiqet sjellja për profile marketingu.

Llogaria rri derisa të çaktivizohet ose derisa të kërkoni fshirjen. Pas fshirjes hiqen email-i, identifikuesi i Google dhe sesionet e asaj llogarie, dhe kërkimet e saj mbeten pa llogari. Rreshtat e regjistrit të veprimeve ku shfaqet ai email mbeten deri në 24 muaj, që të dihet kush e hapi, e miratoi ose e fshiu llogarinë.

Si kërkoni fshirjen ose një kopje

Shkruani te [email protected] nga email-i i llogarisë. Mund të kërkoni të shihni çfarë është ruajtur, ta ndreqni ose ta fshini. Mund të hiqni edhe lejen e aplikacionit te llogaria juaj Google, te lejet e aplikacioneve të palëve të treta.

Përdorimi i kufizuar i të dhënave të Google

Përdorimi dhe dhënia e informacionit të marrë nga API-të e Google te ndonjë aplikacion tjetër i përmbahet Politikës së të dhënave të përdoruesit të shërbimeve API të Google, përfshirë kërkesat e Përdorimit të kufizuar (Limited Use).

Ndryshimet

Nëse kjo politikë ndryshon, data në krye të faqes ndryshon bashkë me të. Versioni që vlen është ai i botuar te https://jus.al/privacy.