Law

On Environmental Protection

Law no. 8934, dated 5 September 2002, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 8 September 2008.

Number
8934
Date of adoption
5 September 2002
Published in the Official Journal
no. 60, 16 October 2002
Enters into force
31 October 2002
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2002-10-16

LIGJ

Nr. 8934, datë 5. 9.2002

PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Në mbështetje të neneve 59 shkronja “d” e pikës 1, 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i ligjit

1. Ky ligj rregullon marrëdhëniet ndërmjet njeriut dhe mjedisit, mbron përbërësit e mjedisit dhe proceset mjedisore, siguron kushtet materiale për zhvillimin e qëndrueshëm, duke plotësuar kuadrin e nevojshëm për zbatimin e kërkesës kushtetuese për një mjedis ekologjikisht të pastër.

2. Ligji synon:

a) përdorimin racional të mjedisit dhe kufizimin e shkarkimeve e të ndotjeve në të, parandalimin e dëmtimit të tij, rehabilitimin dhe shëndoshjen e mjedisit të dëmtuar;

b) përmirësimin e kushteve mjedisore, që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut;

c) ruajtjen dhe mirëmbajtjen e burimeve natyrore, të përtëritshme dhe të papërtëritshme, administrimin racional dhe të frytshëm të tyre;

ç) bashkërendimin e veprimtarive shtetërore për të përmbushur kërkesat për mbrojtjen e mjedisit;

d) bashkëveprimin ndërkombëtar në fushën e mjedisit;

dh) nxitjen dhe pjesëmarrjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit;

e) bashkërendimin e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit me kërkesat e zhvillimit të qëndrueshëm;

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 20 March 2008 · 9890 · Për disa shtesa e ndryshime në ligjin nr.8934, datë 5.9.2002 “Për mbrojtjen e mjedisit”, të ndryshuar
  2. 8 September 2008 · 9983 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8934, DATË 5.9.2002 “PËR MBROJTJEN E MJEDISIT”, TË NDRYSHUAR

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.