Law

On the Identity Document of Albanian Citizens

Law no. 8952, dated 10 October 2002, issued by Assembly of Albania. The archive holds 10 acts changing it, the latest dated 5 June 2025.

Number
8952
Date of adoption
10 October 2002
Published in the Official Journal
no. 71, 13 November 2002
Enters into force
28 November 2002
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2002-11-13

LIGJ

Nr. 8952, datë 10.10.2002

PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË

Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ky ligj përcakton dokumentin e identitetit të shtetasve shqiptarë, me qëllim pajisjen e të gjithë shtetasve shqiptarë, personave pa shtetësi dhe shtetasve të huaj me qëndrim të përhershëm brenda territorit të Republikës së Shqipërisë me një dokument identifikues unik, kriteret për lëshimin e tij, si dhe përmbajtjen e këtij dokumenti.

Neni 2

1. Dokumenti i identitetit të personave është dokumenti bazë, i përhershëm që shërben për identifikimin e shtetasve shqiptarë. Ky dokument lëshohet nga zyra e gjendjes civile, në regjistrin themeltar të së cilës është regjistruar shtetasi.

2. Çdo shtetas duhet të mbajë me vete dokumentin e identitetit.

Neni 3

1. Për pajisjen me dokument identiteti shtetasi duhet të përmbushë kushtet e mëposhtme:

a) të jetë i regjistruar në regjistrin themeltar dhe të jetë banor i njësisë vendore, që ka në juridiksion zyra e gjendjes civile, e cila e lëshon këtë dokument;

b) të ketë mbushur moshën 16 vjeç.

2. Çdo shtetas që plotëson kushtet e mësipërme është i detyruar të pajiset me dokument identiteti, brenda afateve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

Neni 4

Dokumenti i identitetit mund të lëshohet me ose pa afat.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 2 February 2009 · 10066 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8952, DATË 10.10.2002 “PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË”
  2. 30 September 2010 · 10328 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8952, DATË 10.10.2002 “PËR DOKUMENTIN E IDENTITETIT TË SHTETASVE SHQIPTARË”, TË NDRYSHUAR
  3. 5 March 2019 · 11/2019 · Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar
  4. 9 July 2020 · 87/2020 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 25, datë 10.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”
  5. 9 July 2020 · 89/2020 · Për një shtesë në ligjin nr.8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar
  6. 4 May 2021 · 54/2021 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 11, datë 25.3.2021, të Këshillit të Ministrave “Për një ndryshim në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002 “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, të ndryshuar”
  7. 14 April 2022 · 35/2022 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 2, datë 2.3.2022, “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë” ,të ndryshuar
  8. 30 January 2025 · 6/2025 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, "Për letërnjoftimin elektronik të shtesave shqiptarë", i ndryshuar
  9. 27 February 2025 · 14/2025 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 2, datë 5.2.2025, të Këshillit të Ministrave “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”, i ndryshuar””
  10. 5 June 2025 · 28/2025 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 5, datë 7.5.2025, “Për një shtesë në ligjin nr. 8952, datë 10.10.2002, “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë"", i ndryshuar

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.