ON ENVIRONMENTAL IMPACT ASSESSMENT
Law no. 8990, dated 23 January 2003, issued by Assembly of Albania. The archive holds 1 act changing it, the latest dated 24 December 2008.
- Number
- 8990
- Date of adoption
- 23 January 2003
- Published in the Official Journal
- no. 5, 19 February 2003
- Enters into force
- 6 March 2003
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2003-02-19
LIGJ
Nr. 8990, datë 23.1.2003
PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj synon të sigurojë:
a) vlerësimin e përgjithshëm, të integruar dhe në kohë të ndikimeve mjedisore, të projekteve ose veprimtarive që kërkojnë të zbatohen, duke parandaluar dhe zbutur ndikimet negative në mjedis;
b) një proces vlerësimi të hapur dhe të administruar me paanshmëri, nëpërmjet pjesëmarrjes së organeve qendrore e vendore, të publikut, të organizatave jofitimprurëse për mjedisin, të propozuesit të projektit dhe të personave fizikë dhe juridikë, të specializuar në këtë fushë.
Neni 2
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat, procedurat, afatet, të drejtat dhe detyrat:
a) për të identifikuar, saktësuar dhe vlerësuar ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të projektit ose veprimtarisë në mjedisin ku do të zbatohen;
b) për të krahasuar përparësitë dhe mangësitë e një projekti, të propozuar në variante të tjera, të mundshme, që përmbajnë ndryshime:
në vendin ku do të zbatohet projekti;
në përmasat dhe kapacitetet e tij;
në teknologji;
në krahasimet me gjendjen e mjedisit, nëse nuk do të zbatohej projekti;
në përcaktimin e masave për të parandaluar dhe zbutur dëmtimet në mjedis;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 24 December 2008 · 10050 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8990, DATË 23.1.2003 “PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.