Law

ON CULTURAL HERITAGE

Law no. 9048, dated 7 April 2003, issued by Assembly of Albania. The archive holds 3 acts changing it, the latest dated 14 February 2013.

Number
9048
Date of adoption
7 April 2003
Published in the Official Journal
no. 33, 16 May 2003
Enters into force
31 May 2003
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2003-05-16

LIGJ

Nr.9048, datë 7.4.2003

PËR TRASHËGIMINË KULTURORE

Në mbështetje të neneve 59 pika 1 shkronja "g”, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Ky ligj ka për qëllim shpalljen dhe mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Neni 2

Objekt i këtij ligji janë vlerat e trashëgimisë kulturore, parashikimi i rregullave për mbrojtjen e saj dhe detyrat e përgjegjësitë e organeve që veprojnë në këtë fushë.

Neni 3

Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Ansambël arkitekturor” është tërësia e një numri ndërtesash, të cilat i lidh një koncept i njëjtë krijues.

2. “Ansambël historik” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me vlera historike.

3. “Ansambël muzeal” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike që mbrohet nga shteti.

4. “Ansambël urban” është bashkësia e vlerave urbanistiko-arkitektonike me një qendër qytetare, e cila mund të formohet prej një ose disa pjesëve të një zone banimi.

5. “Ansambël urbanistik, arkitektonik, tradicional” është tërësia urbanistiko-arkitektonike e një qendre të banuar, e formuluar sipas kritereve kompozicionale të së kaluarës.

6. “Arkitekturë tradicionale” është arkitektura e së kaluarës me zbatim kohor relativisht të gjerë.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 27 July 2006 · 9592 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”
  2. 28 February 2008 · 9882 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar
  3. 14 February 2013 · 77/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9048, datë 7.4.2003 “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.