On one addition and amendment to Law No. 8894, dated 14.5.2002
Law no. 9099, dated 3 July 2003, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9099
- Date of adoption
- 3 July 2003
- Published in the Official Journal
- no. 64, 4 August 2003
- Enters into force
- 19 August 2003
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2003-08-04
2845
LIGJ
Nr.9099, datë 3.7.2003
PËR NJË SHTESË DHE NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8894, DATË 14.5.2002,
“PËR AGJENCINË E TRAJTIMIT TË KREDIVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pikat 1 dhe 2 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8894, datë 14.5.2002 “Për Agjencinë e Trajtimit të Kredive” bëhet kjo shtesë dhe
ky ndryshim:
Neni 1
Në nenin 1 shtohet fjalia e dytë me këtë përmbajtje:
“Agjencia e Trajtimit të Kredive, në përputhje me përcaktimet e bëra në këtë ligj, trajton edhe
portofolin e investimeve të kryera në banesa nga shoqëria INSIG sha.”.
Neni 2
Fjalia e fundit e pikës 2 të nenit 23 riformulohet si më poshtë:
“Këto kërkesa i kalojnë Ministrisë së Financave, e cila, pas përfundimit të afatit të
veprimtarisë së Agjencisë së Trajtimit të Kredive, i propozon Këshillit të Ministrave mënyrën e
menaxhimit të pjesës së mbetur.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekret nr.3913, datë 30.7.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.