On military service in the Republic of Albania
Law no. 9047, dated 10 July 2003, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 25 September 2008.
- Number
- 9047
- Date of adoption
- 10 July 2003
- Published in the Official Journal
- no. 64, 4 August 2003
- Enters into force
- 19 August 2003
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 64, datë 2003-08-04
LIGJ
Nr.9047, datë 10.7.2003
PËR SHËRBIMIN USHTARAK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78, 81 pika 1, 83 pika 1 dhe 166 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky ligj përcakton rregullat për kryerjen e shërbimit ushtarak në Republikën e Shqipërisë, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e shtetasve, të organeve shtetërore e subjekteve private për mobilizimin dhe shërbimin ushtarak.
Neni 2
Përkufizime
Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. “Mobilizimi ushtarak” është detyrimi ligjor i shtetasit, person fizik e juridik, për të marrë pjesë ose për të siguruar plotësimin e njësive e reparteve të strukturave ushtarake me personel, materiale, teknikë, kafshë, automjete e mjete të tjera të nevojshme.
2. “Shërbimi alternativ” është shërbimi i detyrueshëm, i cili kryhet në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak aktiv nga shtetasi i cili, për arsye ndërgjegjeje, nuk pranon shërbimin me armë në Forcat e Armatosura.
3. “Shërbimi i detyrueshëm ushtarak aktiv” është detyrimi ligjor i shtetasve shqiptarë, meshkuj, sipas kritereve të përcaktuara me këtë ligj, për të kryer shërbimin me armë në Forcat e Armatosura.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 6 March 2006 · 9487 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9047, datë 10.7.2003 “Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë”
- 25 September 2008 · 9999 · PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9047, DATË 10.7.2003 “PËR SHËRBIMIN USHTARAK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.