On Certain Additions and Amendments to Law No. 113/2020, “On Citizenship”
Law no. 77/2024, dated 2 May 2024, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 77/2024
- Date of adoption
- 2 May 2024
- Published in the Official Journal
- no. 95, 6 June 2024
- Enters into force
- 21 June 2024
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 95, datë 2024-06-06
LIGJ
Nr. 77/2023
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 113/2020, “PËR
SHTETËSINË”
Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “b”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 113/2020, “Për shtetësinë” bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 7 pas pikës 2 shtohet pika 3 me këtë përmbajtje:
“3. Një fëmijë i lindur brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nga prindër me shtetësi tjetër, të
cilët qëndrojnë në mënyrë të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë, mund të marrë shtetësi
shqiptare me pëlqimin e të dy prindërve.”.
Neni 2
Në nenin 8, “Fitimi i shtetësisë me natyralizim”, bëhen ndryshimet si më poshtë:
Pika 1, shkronja “e” ndryshon si më poshtë:
“e) zotëron njohuri të gjuhës shqipe, të folur dhe të shkruar, si dhe njohuritë bazë të historisë së
Republikës së Shqipërisë, të vërtetuar nga institucioni përkatës arsimor. Përjashtim nga ky rregull bëhet
vetëm për shtetasit e huaj në shtetet e të cilave gjuha shqipe është gjuhë zyrtare.”.
Pika 3 ndryshon si më poshtë:
“3. I huaji, që është i martuar me shtetas shqiptar për një periudhë jo më pak se 3 (tre) vjet, mund të
paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim edhe nëse nuk plotëson kushtet e përcaktuara në
shkronjat “c” dhe “e” të pikës 1 të këtij neni, nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.