On certain amendments to Law No. 8636, dated 6.7.2000 “On free zones”, as amended by Law No. 8725, dated 26.12.2000
Law no. 9107, dated 17 July 2003, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9107
- Date of adoption
- 17 July 2003
- Published in the Official Journal
- no. 65, 5 August 2003
- Enters into force
- 20 August 2003
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 65, datë 2003-08-05
LIGJ
Nr.9107, datë 17.7.2003
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8636, DATË 6.7.2000 "PËR ZONAT E LIRA",
NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8725, DATË 26.12.2000
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr. 8636, datë 6.7.2000 “Për zonat e lira", ndryshuar me ligjin nr.8725, datë
26.12.2000 bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Pikat 1 dhe 2 të nenit 4 ndryshohen si më poshtë:
"1. Në bazë të studimeve rajonale dhe të zhvillimit ekonomik të vendit, Enti, i mbështetur në
vendimin e këshillit drejtues, i paraqet ministrit që mbulon ekonominë propozimin për krijimin e një
zone të lirë.
2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit që mbulon ekonominë miraton rast pas
rasti shpalljen e një zone të lirë.".
Neni 2
Pika 4 e nenit 6 ndryshohet si më poshtë:
"4.Enti është institucion qendror, në varësi të ministrit që mbulon ekonominë.".
Neni 3
Neni 7 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 7
1. Këshilli drejtues i Entit përbëhet nga 7 anëtarë dhe kryesohet nga ministri që mbulon
ekonominë. Drejtori ekzekutiv emërohet nga ministri që mbulon ekonominë.
2. Këshilli drejtues përbëhet nga:
a) zëvendësministri që mbulon ekonominë;
b) zëvendësministri që mbulon financat;
c) zëvendësministri që mbulon veprimtarinë e industrisë;
ç) Drejtori i Përgjithshëm i Doganave;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.