ON COMPETITION PROTECTION
Law no. 9121, dated 28 July 2003, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 16 September 2010.
- Number
- 9121
- Date of adoption
- 28 July 2003
- Published in the Official Journal
- no. 71, 19 August 2003
- Enters into force
- 1 December 2003
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 71, datë 2003-08-19
LIGJ
Nr.9121, datë 28.7.2003
PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS
Në mbështetje të neneve 11 pika 1, 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Qëllimi i këtij ligji është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, duke përcaktuar rregullat e sjelljes së ndërmarrjeve, si dhe institucionet përgjegjëse për mbrojtjen e konkurrencës dhe përgjegjësitë e tyre.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për:
a) ndërmarrjet dhe grupimet e ndërmarrjeve, të cilat, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, ndikojnë ose mund të ndikojnë në treg;
b) të gjitha subjektet e përcaktuara në këtë pikë, që e ushtrojnë veprimtarinë në territorin e Republikës së Shqipërisë, si dhe për ato që e ushtrojnë veprimtarinë jashtë këtij territori, nëse pasojat e kësaj veprimtarie ndihen në tregun e brendshëm.
2. Ky ligj nuk zbatohet për marrëdhëniet ndërmjet punëdhënësve e punëmarrësve dhe për marrëdhëniet që janë objekt i një kontrate kolektive ndërmjet punëdhënësve dhe sindikatave.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
1. "Ndërmarrje" është çdo person fizik ose juridik, privat a publik, që kryen veprimtari ekonomike. Si ndërmarrje konsiderohen edhe organet e administratës qendrore e vendore, si dhe entet ose institucionet publike, kur kryejnë veprimtari ekonomike.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 3 April 2006 · 9499 · Për disa ndryshime në ligjin nr.9121, datë 28.7.2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”
- 16 September 2010 · 10317 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9121, DATË 28.7.2003 “PËR MBROJTJEN E KONKURRENCËS”, TË NDRYSHUAR
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.