ON THE RATIFICATION OF THE “AGREEMENT BETWEEN THE GOVERNMENT OF THE REPUBLIC OF ALBANIA AND THE GOVERNMENT OF THE REPUBLIC OF BULGARIA ON INTERNATIONAL COMBINED TRANSPORT OF GOODS”
Law no. 9132, dated 11 September 2003, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9132
- Date of adoption
- 11 September 2003
- Published in the Official Journal
- no. 83, 6 October 2003
- Enters into force
- 21 October 2003
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 83, datë 2003-10-06
LIGJ
Nr.9132, datë 11.9.2003
PËR RATIFIKIMIN E "MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË
SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË BULLGARISË PËR TRANSPORTIN
NDËRKOMBËTAR TË KOMBINUAR TË MALLRAVE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet "Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së
Republikës të Bullgarisë për transportin ndërkombëtar të kombinuar të mallrave”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.3969, datë 29.9.2003 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred
Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS
TË BULLGARISË MBI TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR TË KOMBINUAR TË MALLRAVE
Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Bullgarisë,
këtu e më poshtë të quajtura "Palë Kontraktuese":
me dëshirën për të lehtësuar transportin ndërkombëtar të mallrave;
duke pasur parasysh që efiçenca e transportit ndërkombëtar të mallrave është një kusht i
rëndësishëm për marrëdhëniet tregtare;
duke njohur që për mbrojtjen e ambientit dhe për të krijuar alternativa të pranueshme në
aspekte ekonomike, sociale dhe ambientale të transportit rrugor të mallrave do të zhvillohet një sistem
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.