Law

ON OFFICIAL STATISTICS

Law no. 9180, dated 5 February 2004, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 14 February 2013.

Number
9180
Date of adoption
5 February 2004
Published in the Official Journal
no. 12, 12 March 2004
Enters into force
27 March 2004
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 2004-03-12

LIGJ

Nr.9180, datë 5.2.2004

PËR STATISTIKAT ZYRTARE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Objekti

Objekti i këtij ligji është rregullimi i mënyrës së marrjes, organizimit, nxjerrjes dhe shpërndarjes së statistikave zyrtare në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Përkufizime dhe shkurtime

Për qëllim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

a) "statistika” janë të dhëna të përftuara nga përpunimi i të dhënave, për të karakterizuar fenomene kolektive në një popullim të dhënë;

b) "statistika zyrtare" është informacion sasior dhe përfaqësues për situatën ekonomike, demografike, sociale dhe mjedisore në Shqipëri, i prodhuar nga ose nën autoritetin e INSTAT-it, në kuadrin e programit të statistikave zyrtare;

c) "statistika administrative" janë statistika të tjera, të ndryshme nga statistikat zyrtare, të prodhuara nga organet dhe agjencitë publike;

ç) "programi i statistikave zyrtare" është programi i miratuar nga Kuvendi Republikës së Shqipërisë;

d) "popullatë" është bashkësi e njësive statistikore, pa dallim nëse janë persona fizikë e juridikë, familje ose çdo lloj njësie ekonomike;

dh) "nxjerrje e statistikave" janë të gjitha veprimtaritë e nevojshme për përgatitjen, mbledhjen, ruajtjen, përpunimin, përmbledhjen, analizimin, interpretimin dhe shpërndarjen e të dhënave statistikore;

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 1 March 2012 · 21/2012 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9180, DATË 5.2.2004 “PËR STATISTIKAT ZYRTARE”
  2. 14 February 2013 · 7/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9180, datë 5.2.2004 “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.