ON MEDALS FOR PERSONNEL OF THE ARMED FORCES OF THE REPUBLIC OF ALBANIA
Law no. 9215, dated 1 April 2004, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9215
- Date of adoption
- 1 April 2004
- Published in the Official Journal
- no. 28, 13 May 2004
- Enters into force
- 28 May 2004
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 2004-05-13
LIGJ
Nr.9215, datë 1.4.2004
PËR MEDALJET PËR PERSONELIN E FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Medaljet e nderit u jepen ushtarakëve shqiptarë, punonjësve civilë, pjesëtarë të Forcave të Armatosura, dhe ushtarakëve të huaj, që shquhen për merita të veçanta në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe në mbrojtje të interesave të vendit.
Neni 2
Përveç dekoratave e titujve të nderit, që Presidenti i Republikës jep sipas ligjit, për personelin e Forcave të Armatosura jepen dhe medalje nderi nga Ministri i Mbrojtjes, Shefi i Shtabit të Përgjithshëm dhe komandanti i forcës.
Neni 3
Ushtarakëve dhe punonjësve civilë të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë u jepen këto medalje:
1. Medalja "Për shërbime të shquara".
2. Medalja "Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare".
3. Medalja "Për shërbime të larta" për punonjësit civilë.
4. Medalja "Shpëtoj jetë".
5. Medalja "Për shërbime të veçanta".
6. Medalja "E karrierës".
7. Medalja "Komandanti".
8. Medalja "Për shërbim në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Shtabin e Përgjithshëm".
9. Medalja "Nderi për shërbim ushtarak".
10. Medalja "Repart i shquar".
11. Medalja "Plagosur në luftë".
12. Medalja "E shërbimit".
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.