ON CERTAIN ADDITIONS AND AMENDMENTS TO LAW NO. 8450, DATED 24.2.1999, “ON PROCESSING, TRANSPORTATION AND MARKETING OF PETROLEUM, GAS AND THEIR DERIVATIVES”
Law no. 9218, dated 8 April 2004, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9218
- Date of adoption
- 8 April 2004
- Published in the Official Journal
- no. 30, 19 May 2004
- Enters into force
- 3 June 2004
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 30, datë 2004-05-19
LIGJ
Nr.9218, datë 8.4.2004
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8450, DATË 24.2.1999 "PËR
PËRPUNIMIN, TRANSPORTIMIN DHE TREGTIMIN E NAFTËS, GAZIT DHE
NËNPRODUKTEVE TË TYRE"
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8450, datë 24.2.1999 "Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit
dhe nënprodukteve të tyre", bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 9, pas pikës 2 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:
"Duke filluar nga viti 2007 deri në vitin 2010 rezerva e sigurisë do të jetë e barabartë me 60
ditë mesatare shitjeje, ndërsa nga viti 2010 e në vazhdim rezerva e sigurisë do të jetë e barabartë me 90
ditë mesatare shitjeje.".
Neni 2
Në nenin 11 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
1. Në shkronën "ç", pas fjalëve "veprimtarinë e tregtimit të karburanteve" shtohen fjalët "gazit
të lëngshëm dhe vajrave lubrifikante.".
2. Në fillim të shkronjës "d" shtohen fjalët "Stac ionet dhe ", ndërsa fjala "ngrohje"
zëvendësohet me fjalët "përdorim rezidencial".
Neni 3
Pas nenit 12 shtohet neni 12.1 me këtë përmbajtje:
"Neni 12.1
Impiantet e përpunimit të nënprodukteve të naftës
1. Impiantet e përpunimit të nënprodukteve të naftës janë persona juridikë, të krijuar sipas
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.