ON MILITARY METEOROLOGICAL SERVICE
Law no. 9224, dated 29 April 2004, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9224
- Date of adoption
- 29 April 2004
- Published in the Official Journal
- no. 35, 7 June 2004
- Enters into force
- 22 June 2004
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 35, datë 2004-06-07
LIGJ
Nr.9224, datë 29.4.2004
PËR SHËRBIMIN METEOROLOGJIK USHTARAK
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji ësh të krijimi i Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, si organ i specializuar
për parashikimin e motit dhe përcaktimi i të drejtave e detyrave të tij.
Neni 2
Varësia
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak është pjesë përbërëse e Forcave të Armatosura të
Republikës së Shqipërisë dhe varet nga Komanda e Forcave Ajrore.
Neni 3
Detyrat e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak kryen këto detyra:
a) studion njëkohësisht tërësinë e fenomeneve atmosferike në sipërfaqen e tokës dhe në lartësi
në një orar të caktuar;
b) analizon elementet e ndryshme meteorologjike që përcaktojnë gjendjen aktuale të motit
dhe në bazë të ndryshimit të elementeve meteorologjike, nëpërmjet modeleve matematikore,
parashikon gjendjen e motit në të ardhmen;
c) siguron të dhëna meteorologjike në lartësi nëpërmjet lëshimit të radiosondave;
ç) analizon modelet matematikore të hartave për parashikimin e motit dhe bën parashikimin e
tij 24-orësh dhe 5-ditor për të gjithë territorin e Republikës;
d) bën vrojtime meteorologjike, mbledh të dhëna nga stacionet dhe transmeton të dhëna për
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.