ON ALBANIA’S ACCESSION TO THE CENTRAL EUROPE INITIATIVE (CEI)
Law no. 9236, dated 10 June 2004, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9236
- Date of adoption
- 10 June 2004
- Published in the Official Journal
- no. 48, 15 July 2004
- Enters into force
- 30 July 2004
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2004-07-15
LIGJ
Nr.9236, datë 10.6.2004
PËR ANËTARËSIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË NISMËN E EUROPËS QENDRORE (NEQ)
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratohet anëtarësimi i Republikës së Shqipërisë në Nismën e Europës Qendrore (NEQ).
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4262, datë 8.7.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
UDHËZIME DHE KODI I PROCEDURËS SË NISMËS TË EUROPËS QENDRORE
I. PARIMET DHE OBJEKTIVAT
Neni 1
Nisma e Europës Qendrore është një forum rajonal për bashkëpunimin dhe konsultimin ndërmjet shteteve anëtare të saj.
Shtetet anëtare të Nismës së Europës Qendrore janë: Shqipëria, Austria, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Hungaria, Italia, Maqedonia, Moldavia, Polonia, Rumania, Sllovakia, Sllovenia, Ukraina, Republika Federale e Jugosllavisë.
Neni 2
Shtetet anëtare të Nismës së Europës Qendrore udhëhiqen nga parimet e Kartës së OKB-së, me të gjitha dokumentet e procesit të Helsinkit/OSBE. Ato udhëhiqen, gjithashtu nga deklaratat dhe dokumentet përfundimtare të mbledhjeve të kryetarëve të qeverive dhe të ministrave të jashtëm të Nismës së Europës Qendrore (përfshirë edhe nismat pararendëse si: katërpalëshe, pesëpalëshe, gjashtëpalëshe).
Neni 3
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.