On Certain Additions and Amendments to Law No. 10129, dated 11.5.2009, “On Civil Status”, as amended
Law no. 56/2024, dated 6 June 2024, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 56/2024
- Date of adoption
- 6 June 2024
- Published in the Official Journal
- no. 115, 5 July 2024
- Enters into force
- 20 July 2024
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 115, datë 2024-07-05
LIGJ
Nr. 56/2024
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10129, DATË 11.5.2009,
“PËR GJENDJEN CIVILE”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10129, datë 11.5.2009, “Për gjendjen civile”,
i ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe
ndryshime:
Neni 1 ndryshohet si më poshtë:
Neni 1
“Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është kuptimi dhe përbërësit e gjendjes civile të shtetasve shqiptarë, shtetasve të
huaj me leje qëndrimi, shtetasve të huaj që kanë fituar statusin e refugjatit ose mbrojtje plotësuese, si dhe
të personave pa shtetësi, me vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Shqipërisë, përcaktimi i
rregullave për hedhjen, ruajtjen dhe ndryshimin e tyre, si dhe organizimi e funksionimi i shërbimit të
gjendjes civile në Republikën e Shqipërisë.”.
Neni 2
Në nenin 2 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pikat 1, 2 dhe 4 ndryshohen si më poshtë:
“1. “Gjendja civile” është tërësia e të dhënave personale të shtetasve shqiptarë, shtetasve të huaj me
leje qëndrimi, shtetasve të huaj që kanë fituar statusin e refugjatit ose mbrojtjes plotësuese, si dhe të
personave pa shtetësi, me vendbanim ose vendqëndrim në Republikën e Shqipërisë, të cilat regjistrohen
dhe mbahen në Regjistrin Kombëtar dhe që vërtetojnë lindjen, ekzistencën, individualitetin, lidhjet ose
marrëdhëniet ndërmjet tyre.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.