ON THE ACCESSION OF THE REPUBLIC OF ALBANIA TO THE INTERNATIONAL CONVENTION “ON THE ESTABLISHMENT OF AN INTERNATIONAL FUND FOR COMPENSATION FOR DAMAGE CAUSED BY POLLUTION FROM SHIPBOARD OIL”, 1992
Law no. 9292, dated 21 October 2004, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9292
- Date of adoption
- 21 October 2004
- Published in the Official Journal
- no. 85, 25 November 2004
- Enters into force
- 10 December 2004
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 85, datë 2004-11-25
LIGJ
Nr.9292, datë 21.10.2004
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “PËR KRIJIMIN E FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR KOMPENSIMIN E DËMEVE NGA NDOTJET ME KARBURANT”, 1992
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në Konventën Ndërkombëtare “Për krijimin e fondit ndërkombëtar për kompensimin e dëmeve nga ndotjet me karburant”, 1992.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4393, datë 17.11.2004 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
KONVENTA NDËRKOMBËTARE
“PËR KRIJIMIN E FONDIT NDËRKOMBËTAR PËR KOMPENSIMIN E DËMEVE
NGA NDOTJA ME KARBURANT, 1992”
Shtetet palë në Konventën aktuale,
duke qenë palë në Konventën Ndërkombëtare mbi përgjegjësinë civile për dëmet nga ndotja me karburant, adoptuar më 29 nëntor 1969 në Bruksel;
të ndërgjegjshëm për rrezikun e ndotjes që vjen nga transporti detar botëror i karburanteve rifuxho;
të bindur se nevoja e sigurimit të një fondi përkatës për kompensimin është e vlefshme për personat që vuajnë dëmet e shkaktuara nga ndotja që rezulton nga rrjedhja ose shkarkimi i karburanteve nga anijet;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.