ON AN ADDITION TO LAW NO. 7697, DATED 7.4.1993 “ON ADMINISTRATIVE OFFENCES”, AS AMENDED
Law no. 9302, dated 28 October 2004, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9302
- Date of adoption
- 28 October 2004
- Published in the Official Journal
- no. 89, 6 December 2004
- Enters into force
- 21 December 2004
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 89, datë 2004-12-06
LIGJ
Nr.9302, datë 28.10.2004
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7697, DATË 7.4.1993 “PËR KUNDËRVAJTJET
ADMINISTRATIVE”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, i ndryshuar, bëhet shtesa
si më poshtë:
Neni 1
Në paragrafin e parë të nenit 20, pas shkronjës ” b” shtohet shkronja “c ” me këtë përmbajtje:
“c) kundërvajtje të konstatuara nga organet e Policisë Pyjore, nga të cilat 30 për qind kalojnë
në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave për nevoja të shërbimit pyjor dhe 70
për qind në favor të Buxhetit të Shtetit. ”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 4401, datë 17.11.2004, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Alfred Moisiu
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.