ON CERTAIN AMENDMENTS TO LAW NO. 9136, DATED 11.9.2003 “ON THE COLLECTION OF MANDATORY SOCIAL AND HEALTH INSURANCE CONTRIBUTIONS IN THE REPUBLIC OF ALBANIA”, AS AMENDED
Law no. 9329, dated 6 December 2004, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9329
- Date of adoption
- 6 December 2004
- Published in the Official Journal
- no. 103, 29 December 2004
- Enters into force
- 13 January 2005
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2004-12-29
LIGJ
Nr.9329, datë 6.12.2004
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9136, DATË 11.9.2003 “PËR MBLEDHJEN E
KONTRIBUTEVE TË DETYRUESHME TË SIGURIMEVE SHOQËRORE DHE
SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9136, datë 11.9.2003 "Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve
shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Pikat 2 e 3 të nenit 10 ndryshohen si më poshtë:
“2.Deklarata duhet të përmbajë shumën e kontributeve për t'u paguar dhe vlerën e
kontributeve të paguara.
3.Personat që janë të detyruar të paguajnë kontribute, dorëzojnë në organin tatimor deklaratën
përkatëse, ku shënohet për çdo person emri, numri i sigurimeve shoqërore dhe shuma e kontributeve
për t'u paguar.”.
Neni 2
Neni 11 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 11
1. Deklarata e parashikuar në pikën 1 të nenit 10 dhe pagesat e kontributeve bëhen në afatet e
mëposhtme:
a) nga personat juridikë, përjashtuar personat juridikë të regjistruar si tatimpagues të taksës
vendore mbi biznesin e vogël, brenda datës 20 të muajit pasardhës. Kur pronarët e personave juridikë
ushtrojnë funksione drejtuese në shoqëri si administratorë ose çdo funksion tjetër trajtohen si çdo
punëmarrës tjetër;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.