On the Accession of the Republic of Albania to the Agreement Establishing the International Organisation of Vine and Wine (OIV)
Law no. 74/2024, dated 25 July 2024, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 74/2024
- Date of adoption
- 25 July 2024
- Published in the Official Journal
- no. 136, 5 August 2024
- Enters into force
- 20 August 2024
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2024-08-05
LIGJ
Nr. 74/2024
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN
PËR THEMELIMIN E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË VRESHTARISË
DHE VERËS (OIV)
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen për themelimin e Organizatës Ndërkombëtare të
Vreshtarisë dhe Verës (OIV) sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 25.7.2024.
Shpallur me dekretin nr. 276, datë 30.7.2024, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj.
MARRËVESHJE
PËR THEMELIMIN E ORGANIZATËS NDËRKOMBËTARE TË VRESHTARISË DHE
VERËS
Preambulë
Përmes një Marrëveshjeje Ndërkombëtare, të nënshkruar më 29 nëntor 1924, qeveritë e Spanjës,
Francës, Greqisë, Hungarisë, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Tunizisë u mblodhën për të krijuar
Zyrën Ndërkombëtare të Verës.
Pas një vendimi të shteteve anëtare të saj, më 4 shtator 1958, zyra u emërua Zyra Ndërkombëtare e
Vreshtarisë dhe Verës. Kjo organizatë ndërqeveritare, më datë 3 prill 2001, ka 45 shtete anëtare.
Asambleja e Përgjithshme e Zyrës Ndërkombëtare të Vreshtarisë dhe Verës, në rezolutën e saj
COMEX 2/97, të miratuar në sesionin e mbajtur më 5 dhjetor 1997 në Buenos-Aires (Argjentinë),
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.