Law

ON PROCEDURES FOR THE RECOGNITION OF LEGAL CAPACITY

Law no. 9365, dated 31 March 2005, issued by Assembly of Albania.

Number
9365
Date of adoption
31 March 2005
Published in the Official Journal
no. 29, 3 May 2005
Enters into force
18 May 2005
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 2005-05-03

LIGJ

Nr.9365, datë 31.3.2005

PËR PROCEDURAT E NJOHJES SË ZOTËSISË JURIDIKE

TË PERSONAVE JURIDIKË KISHTARË TË KISHËS KATOLIKE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 122 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj përmban dispozitat normative për procedurat e njohjes së zotësisë juridike të personave juridikë kishtarë të Kishës Katolike në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Subjektet e ligjit

Subjekte të këtij ligji janë personat juridikë kishtarë (entet ose institucionet fetare të Kishës Katolike në Republikën e Shqipërisë), të themeluara nga autoriteti kompetent kishtar, në përputhje me të Drejtën Kanonike (Kodi Ligjor i Kishës Katolike).

KREU II

PARIME TË PËRGJITHSHME

Neni 3

Parimi i pavarësisë nga shteti

Personat juridikë kishtarë të Kishës Katolike në Republikën e Shqipërisë e ushtrojnë veprimtarinë e tyre në mënyrë të pavarur nga organet shtetërore dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi.

Neni 4

Të drejtat dhe detyrimet

Personat juridikë kishtarë gëzojnë të gjitha të drejtat dhe përmbushin detyrimet e parashikuara në dispozitat e Kodit Civil dhe në aktet e tjera ligjore në fuqi për të gjithë personat juridikë.

KREU III

PERSONAT JURIDIKË KISHTARË

Neni 5

Forma e personave juridikë kishtarë

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.