ON SPORT
Law no. 9376, dated 21 April 2005, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 21 July 2008.
- Number
- 9376
- Date of adoption
- 21 April 2005
- Published in the Official Journal
- no. 36, 27 May 2005
- Enters into force
- 11 June 2005
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2005-05-27
LIGJ
Nr.9376, datë 21.4.2005
PËR SPORTIN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 e Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI :
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
1. Sigurimi dhe mbrojtja e të drejtave të shtetasve, që merren me edukim fizik dhe sport, në përputhje me Kartën Europiane të Sportit dhe me rekomandimet e organizatave ndërkombëtare në këtë fushë.
2. Përcaktimi i kompetencave të autoriteteve qendrore e vendore në fushën e sporteve.
3. Përcaktimi i bazave të përgjithshme dhe ligjore të organizimit dhe zhvillimit të sportit.
4. Përcaktimi i marrëdhënieve të ndërsjella ndërmjet organizatave sportive dhe shtetit e institucioneve të pushtetit vendor.
5. Të shërbejë si mbështetje ligjore, financiare dhe organizative, për funksionimin e institucioneve dhe të organizatave sportive, publike e private.
Neni 2
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave të funksionimit dhe të organizimit të sportit në Republikën e Shqipërisë.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji:
1. “Sport” është tërësia e veprimeve psiko-fizike, që synojnë zhvillimin e ushtruesve, argëtimin, edukimin, ruajtjen dhe forcimin e shëndetit, përmirësimin e mirëqenies së gjithanshme të tyre dhe arritjen e suksesit në garat sportive.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 22 October 2007 · 9816 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9376, DATË 21.4.2005 “PËR SPORTIN”
- 21 July 2008 · 9963 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9376, DATË 21.4.2005 “PËR SPORTIN”, TË NDRYSHUAR
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.