ON STATE AID
Law no. 9374, dated 21 April 2005, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 13 December 2018.
- Number
- 9374
- Date of adoption
- 21 April 2005
- Published in the Official Journal
- no. 36, 27 May 2005
- Enters into force
- 1 January 2006
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 2005-05-27
LIGJ
Nr.9374, datë 21.4.2005
PËR NDIHMËN SHTETËRORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është përcaktimi i parimeve dhe i procedurave, sipas të cilave lejohet dhe
kontrollohet ndihma shtetërore, për mbështetjen e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit, si dhe
zbatimin e angazhimeve të ndërmarra nga Republika e Shqipërisë në marrëveshjet ndërkombëtare, që
përmbajnë dispozita për ndihmën shtetërore.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ky ligj zbatohet për të gjithë sektorët e prodhimit dhe të shërbimeve, si dhe për të gjitha
veprimet e ndërmarra nga organet e pushteteve shtetërore dhe të qeverisjes vendore ose entet, që
veprojnë në emër të shtetit dhe që japin një përfitim për ndërm arrje të veçanta, që veprojnë në
Republikën e Shqipërisë.
2. Ky ligj nuk zbatohet për ndihmën shtetërore të dhënë në sekt orët e bujqësisë dhe të
peshkimit.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
1. "Dhënës të ndihmës shtetërore" (në vazhdim “dhënës”) janë organet e pushteteve shtetërore
dhe të qeverisjes vendore, si dhe çdo ent tjetër, që vepron në emër të shtetit, të cilat mund ose janë të
autorizuara të japin ndihmë shtetërore.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 10 March 2016 · 21/2016 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9374, DATË 21.4.2005, “PËR NDIHMËN SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR
- 13 December 2018 · 104/2018 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 9374, DATË 21.4.2005, “PËR NDIHMËN SHTETËRORE”, TË NDRYSHUAR
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.