ON ALBANIA’S ACCESSION TO THE INTERNATIONAL CONVENTION
Law no. 9395, dated 12 May 2005, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9395
- Date of adoption
- 12 May 2005
- Published in the Official Journal
- no. 48, 15 June 2005
- Enters into force
- 30 June 2005
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 48, datë 2005-06-15
LIGJ
Nr.9395, datë 12.5.2005
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE “PËR MBROJTJEN E VARIETETEVE TË REJA TË BIMËVE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën Ndërkombëtare “Për mbrojtjen e varieteteve të reja të bimëve””, bërë në Gjenevë më 19 mars 1991.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4600, datë 1.6.2005 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred Moisiu
KONVENTË NDËRKOMBËTARE
PËR MBROJTJEN E VARIETETVE TË REJA TË BIMËVE E 2 DHJETORIT 1961 E RISHIKUAR NË GJENEVË MË 10 NËNTOR 1972, 23 DHJETOR 1978 DHE 19 MARS 1991
KAPITULLI I
PERKUFIZIME
Neni 1
Për qëllime të këtij akti :
i) "Kjo Konventë" nënkupton aktin e tanishëm (1991) të Konventës ndërkombëtare për mbrojtjen e varieteteve të reja të bimëve;
ii) “Akti i 1961/1972” nënkupton Konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e varieteteve të reja të 2 dhjetorit 1961, siç është amenduar me aktin shtesë të 10 nëntorit 1972;
iii) Akti i 1978 nënkupton aktin e 23 tetorit 1978, të Konventës ndërkombëtare për mbrojtjen e varieteteve të reja të bimëve;
iv) "Seleksionues" nënkupton:
- personin i cili seleksionon ose zbulon dhe zhvillon një varietet;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.