On an addition to Law No. 8527, dated 23.9.1999, “On the privatisation of local hydroelectric power plants”
Law no. 9470, dated 2 February 2006, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9470
- Date of adoption
- 2 February 2006
- Published in the Official Journal
- no. 15, 2 March 2006
- Enters into force
- 17 March 2006
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2006-03-02
LIGJ
Nr. 9470, datë 2.2.2006
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8527, DATË 23.9.1999 “PËR PRIVATIZIMIN E
HIDROCENTRALEVE VENDORE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8527, datë 23.9.1999 “Për privatizimin e hidrocentraleve vendore”, bëhen këto
ndryshime:
Neni 1
Pas nenit 3 shtohet neni 3/1 si më poshtë:
“Neni 3/1
KESH sha ka të drejtë të lidhë kontrata për blerjen e energ jisë elektrike të prodhuar nga këto
hidrocentrale, sipas çmimit të miratuar nga Enti Rregullator i Energjisë Elektrike.”.
Neni 2
Pas nenit 5 shtohet neni 5/1 si më poshtë:
“Neni 5/1
Dispozita kalimtare
Për shlyerjen e detyrimeve kontraktuale të KESH sh a-së për energjinë elektrike të marrë deri
tani nga këto hidrocentrale, ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës dhe KESH
sha të përcaktojë kriteret e afatet e kryerjes së pagesave, në përputhje me dispozitat përkatëse ligjore.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4789, datë 24.2.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë Alfred
Moisiu
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.