On the Management of Hazardous Waste
Law no. 9537, dated 18 May 2006, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9537
- Date of adoption
- 18 May 2006
- Published in the Official Journal
- no. 56, 8 June 2006
- Enters into force
- 23 June 2006
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 56, datë 2006-06-08
LIGJ
Nr.9537, datë 18.5.2006
PËR ADMINISTRIMIN E MBETJEVE TË RREZIKSHME
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim të përcaktojë normat, që rregullojnë administrimin e sigurt të
mbetjeve të rrezikshme, grumbullimin, transportin, ruajtjen e përkohshme, përpunimin, trajtimin,
asgjësimin, importimin dhe eksportimin e tyre.
Neni 2
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këtë kuptim:
1. “Mbetje të rrezikshme” nënkupton çdo substancë apo objekt, i përfshirë në listën e
miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave, në zbatim të nenit 3 të ligjit nr.90 10, datë
13.2.2003 “Për administrimin mjedisor të mbetjeve të ngurta”, të cilën zotëruesi e shkarkon, e ka
si qëllim apo nevojë ta shkarkojë, që mund të shkaktojë rrezik të veçantë ose dëmtim për
shëndetin apo mjedisin, për shkak të vetive kimike ose karakteristikave të tjera, të përcaktuara në
aneksin 1 që i bashkëlidhet këtij ligji.
2. “Ministër” është ministri përgjegjës për mjedisin.
3. “Ministria” është ministria përgjegjëse për mjedisin.
4. “Zotërues” është çdo person, fizik apo juridik, që zotëron mbetje të rrezikshme.
5. “Prodhues” është çdo person, fizik apo juridik, veprimtaritë e të cilit gjenerojnë mbetje
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.