On the ratification of the “Agreement between the Council of Ministers of the Republic of Albania and the Government of the Republic of Latvia on International Road Transport”
Law no. 9577, dated 11 July 2006, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9577
- Date of adoption
- 11 July 2006
- Published in the Official Journal
- no. 81, 2 August 2006
- Enters into force
- 17 August 2006
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 81, datë 2006-08-02
LIGJ
Nr.9577, datë 11.7.2006
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË LETONISË PËR TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Letonisë për transportin ndërkombëtar rrugor”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.4993, datë 25.7.2006 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Alfred Moisiu
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË LETONISË MBI TRANSPORTIN NDËRKOMBËTAR RRUGOR
Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Letonisë (më poshtë të quajtura “Palë Kontraktuese”) me dëshirën për të nxitur transportin e udhëtarëve dhe mallrave me automjete ndërmjet dhe në transit përmes territoreve të të dy vendeve, kanë rënë dakord si më poshtë:
I. Dispozita të përgjithshme
Neni 1
Përkufizime
1. Termi “vend amtar” nënkupton territorin e Palës Kontraktuese në të cilën është regjistruar një mjet;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.