Law

ON THE NATIONAL REGISTRATION CENTRE

Law no. 9723, dated 3 May 2007, issued by Assembly of Albania. The archive holds 5 acts changing it, the latest dated 27 January 2022.

Number
9723
Date of adoption
3 May 2007
Published in the Official Journal
no. 60, 23 May 2007
Enters into force
7 June 2007
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 60, datë 2007-05-23

LIGJ

Nr.9723, datë 3.5.2007

PËR QENDRËN KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe veprimtarinë e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, administrimin e regjistrit tregtar, përcakton subjektet që regjistrohen dhe procedurat e regjistrimit.

Neni 2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mposhtëm kanë këto kuptime:

“Ministria” është ministria që mbulon çështjet e tregtisë.

“Ministri” është ministri që mbulon çështjet e tregtisë.

3. “Regjistri” është regjistri tregtar.

4. “Regjistrim fillestar” është regjistrimi për herë të parë në regjistër.

5. “Regjistrim tjetër” është çdo ndryshim, shtesë apo fshirje të dhënash në regjistër.

6. “Regjistrim” është regjistrimi fillestar dhe çdo regjistrim tjetër, përfshirë dhe çregjistrimin e subjektit nga regjistri.

7. “Të dhëna” janë faktet, aktet dhe informacionet që regjistrohen, njoftohen apo depozitohen në regjistër.

8. “Të dhënat e identifikimit për personin juridik” janë forma, emri, numri e vendi i regjistrimit dhe selia.

9. “Dokumentet shoqëruese” janë dokumente, të cilat provojnë të dhënat që regjistrohen.

10. “Aplikim” është kërkesa që i drejtohet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit për kryerjen e veprimeve në regjistër, sipas këtij ligji.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 12 May 2008 · 9916 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9723, DATË 3.5.2007 “PËR QENDRËN KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT”
  2. 27 September 2012 · 92/2012 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9723, DATË 3.5.2007 “PËR QENDRËN KOMBËTARE TË REGJISTRIMIT”, TË NDRYSHUAR
  3. 19 February 2015 · 8/2015 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit”, të ndryshuar
  4. 17 June 2019 · 30/2019 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, “Për regjistrimin e biznesit”, të ndryshuar
  5. 27 January 2022 · 7/2022 · Për një ndryshim në ligjin nr. 9723, datë 3.5.2007, "Për regjistrimin e biznesit", të ndryshuar

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.