ON BLOOD TRANSFUSION SERVICES IN THE REPUBLIC OF ALBANIA
Law no. 9739, dated 21 May 2007, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 14 February 2013.
- Number
- 9739
- Date of adoption
- 21 May 2007
- Published in the Official Journal
- no. 68, 16 June 2007
- Enters into force
- 1 July 2007
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 68, datë 2007-06-16
LIGJ
Nr.9739, datë 21.5.2007
PËR SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
1. Ky ligj përcakton parimet dhe rregullat bazë të veprimtarive të shërbimit të transfuzionit dhe ka për qëllim:
a) përcaktimin e vetëmjaftueshmërisë kombëtare me gjak dhe përbërësve të tij, si detyrë themelore e Shërbimit Kombëtar të Transfuzionit;
b) përcaktimin në shërbimin e transfuzionit të standardeve të larta të cilësisë dhe sigurisë së gjakut njerëzor dhe të përbërësve të tij, për sigurimin e një niveli të lartë mbrojtjeje për shëndetin e shtetasve në të gjithë vendin;
c) nxitjen e zhvillimit të mjekësisë transfuzive;
ç) nxitjen e përdorimit të mirë të gjakut dhe të produkteve të tij në praktikën klinike.
Neni 2
Objekti
Për arritjen e këtyre qëllimeve, ky ligj rregullon dhe përcakton:
a) shërbimet themelore në strukturat e shërbimit të transfuzionit;
b) parimet bazë të organizimit, funksionimit, inspektimit, autorizimit, akreditimit të strukturave të Shërbimit Kombëtar të Transfuzionit;
c) veprimtarinë e organizatave jofitimprurëse, të përfshira në dhurimin vullnetar të gjakut;
ç) programimin dhe bashkërendimin e punës në këtë sektor të shëndetësisë;
d) normat e cilësisë dhe të sigurisë për produktet e gjakut.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 15 May 2009 · 10141 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.9739, DATË 21.5.2007 “PËR SHËRBIMIN E TRANSFUZIONIT TË GJAKUT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
- 14 February 2013 · 59/2013 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9739, datë 21.5.2007 “Për shërbimin e transfuzionit të gjakut në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.