ON CERTAIN AMENDMENTS AND ADDITIONS TO LAW NO. 8405, DATED 17.9.1998, “ON URBAN PLANNING”, AS AMENDED
Law no. 9743, dated 28 May 2007, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9743
- Date of adoption
- 28 May 2007
- Published in the Official Journal
- no. 74, 20 June 2007
- Enters into force
- 5 July 2007
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 74, datë 2007-06-20
2213
LIGJ
Nr.9743, datë 28.5.2007
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8405, DATË 17.9.1998 “PËR
URBANISTIKËN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8405, datë 17.9.1998 “Për urbanistikën”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Në nenin 9 paragrafi i parafundit ndryshohet si më poshtë:
“- Lejet e ndërtimit për projektet e infrastrukturës rrugore kombëtare.”.
Neni 2
Neni 10 shfuqizohet.
Neni 3
Neni 19 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 19
KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës përbëhet nga 9 anëtarë. Anëtarët e KRRT -së së Bashkisë së
Tiranës janë:
- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Kryetar i KRRT-së;
- 3 anëtarë, me propozimin e shumicës së Këshillit Bashkiak të Tiranës;
- 3 anëtarë, me propozimin e pakicës së Këshillit Bashkiak të Tiranës;
- 1 anëtar, përfaqësues i ministrit përgjegjës për planifikimin urban;
- 1 anëtar, që zgjidhet me 3/5 e votave të të gjithë Këshillit Bashkiak të Tiranës.”.
Neni 4
Në nenin 21, pas paragrafit të parë shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Vendimet e KRRT -së Tiranë merren me jo më pak se pesë vota pro, përveç rasteve të
parashikuara në nenin 20 pika 2 shkronjat “c” dhe “dh”, për të cilat vendimet merren me jo më pak se
6 vota pro.”.
Neni 5
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.