ON NOISE ASSESSMENT AND MANAGEMENT IN THE ENVIRONMENT
Law no. 9774, dated 12 July 2007, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 22 June 2023.
- Number
- 9774
- Date of adoption
- 12 July 2007
- Published in the Official Journal
- no. 93, 26 July 2007
- Enters into force
- 10 August 2007
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 93, datë 2007-07-26
LIGJ
Nr.9774, datë 12.7.2007
PËR VLERËSIMIN DHE ADMINISTRIMIN E ZHURMËS NË MJEDIS
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
Ky ligj ka për qëllim mbrojtjen e shëndetit dhe të mjedisit nga zhurmat, duke përcaktuar mënyrën e
shmangies dhe masat për parandalimin, reduktimin dhe zhdukjen e efekteve të dëmshme të ekspozimit ndaj
tyre, përfshirë bezdinë nga zhurma.
Neni 2
Fusha e zbatimit
1. Ligji zbatohet për zhurmën, ndaj së cilës njerëzit ekspozohen në mjedisin ku ndodhen, në zona
të banuara, në mjedise në institucione publike, në parqe publike dhe hapësira të tjera, të qeta, çlodhëse, në
zona të qeta në natyrë, në institucionet për fëmijë, shëndetësore, arsimore, kulturore, të kultit dhe në
mjedise të tjera të ngjashme me to.
2. Rrezikshmëri për shëndetin dhe mjedisin paraqet çdo zhurmë, që tejkalon nivelin kufi. Ministri,
ministri që mbulon shëndetësinë dhe ministri që mbulon fushën përkatëse, me akt të përbashkët, miratojnë
nivelin kufi të zhurmës për një mjedis të dhënë e për një fushë të caktuar të veprimtarisë ekonomike -
shoqërore, i cili është i njëjtë me nivelin europian të miratuar.
3. Ligji nuk zbatohet për zhurmën e lëshuar:
a) nga veprimtaritë ushtarake në hapësira të përcaktuara për këtë qëllim;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Acts that change it
- 14 February 2013 · 39/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007 “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”
- 22 June 2023 · 50/2023 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9774, datë 12.7.2007, “Për vlerësimin dhe administrimin e zhurmës në mjedis”, të ndryshuar
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.