ON CERTAIN ADDITIONS AND AMENDMENTS TO LAW NO. 9584, DATED 17.7.2006, “ON SALARIES, REMUNERATIONS AND STRUCTURES OF CONSTITUTIONALLY INDEPENDENT INSTITUTIONS AND OTHER INSTITUTIONS ESTABLISHED BY LAW”
Law no. 9845, dated 17 December 2007, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9845
- Date of adoption
- 17 December 2007
- Published in the Official Journal
- no. 180, 31 December 2007
- Enters into force
- 15 January 2008
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 180, datë 2007-12-31
LIGJ
Nr.9845, datë 17.12.2007
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9584, DATË 17.7.2006 “PËR
PAGAT, SHPËRBLIMET DHE STRUKTURAT E INSTITUCIONEVE TË PAVARURA
KUSHTETUESE DHE TË INSTITUCIONEVE TË TJERA TË PAVARURA, TË KRIJUARA
ME LIGJ”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9584, datë 17.7.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të
pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj”, bëhen këto shtesa
dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2 pika 1, pas fjalëve “Këshilli i Lartë i Drejtësisë” shtohen fjalët “Avokati i
Prokurimeve”.
Neni 2
Në lidhjen nr.1, që përmendet në nenin 4, bëhen këto ndryshime:
a) në klasifikimin “F”, pika 5 shfuqizohet;
b) në klasifikimin “E”, pas pikës 3 shtohet pika 4 me këtë përmbajtje:
“4. Anëtarët e Komisionit të Konkurrencës 0,55”.
c) në klasifikimin “d”, pas pikës 8 shtohet pika 9 me këtë përmbajtje:
“9. Avokati i Prokurimeve 0,6”.
Neni 4
Dispozitë kalimtare
Për Avokatin e Prokurimeve, ky ligj i shtrin efektet financiare nga data e emërimit të tij.
Neni 5
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 5567, datë 4.1.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.