ON THE ACCESSION OF THE REPUBLIC OF ALBANIA TO “THE AGREEMENT ON TRADE IN CIVIL AIRCRAFT”
Law no. 9881, dated 28 February 2008, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 9881
- Date of adoption
- 28 February 2008
- Published in the Official Journal
- no. 40, 19 March 2008
- Enters into force
- 3 April 2008
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 40, datë 2008-03-19
LIGJ
Nr.9881, datë 28.2.2008
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “MARRËVESHJEN PËR TREGTINË ME AVIONËT CIVILË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Marrëveshjen për tregtinë me avionët civilë”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.5656, datë 11.3.2008 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
MARRËVESHJE
MBI TREGTINË ME AVIONËT CIVILË
Preambul
Firmëtarët e Marrëveshjes mbi Tregtinë me Avionët Civilë, këtu e quajtur “kjo Marrëveshje”,
duke vënë re që ministrat më 12-14 shtator 1973 ranë dakord që tavolina e rrumbullakët e Tokios për bisedimet shumëpalëshe të tregtisë duhet të arrijë zgjerimin dhe liberalizimin e mëtejshëm të tregtisë botërore, ndërmjet të tjerash, nëpërmjet heqjes së vazhdueshme të pengesave të tregtisë dhe përmirësimin e kuadrit ndërkombëtar për sjelljen e tregtisë ndërkombëtare;
me dëshirën për të arritur lirinë maksimale të tregtisë botërore me avionët civilë, pjesët dhe pajisjet përkatëse, duke përfshirë shmangien e tarifave, dhe në masën më të madhe të mundshme, reduktimin ose eliminimin e efekteve të kufizimit apo deformimit të tregtisë;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.