ON ONE AMENDMENT AND ONE ADDITION TO LAW NO. 9228, DATED 29.4.2004 “ON ACCOUNTING AND FINANCIAL STATEMENTS”, AS AMENDED
Law no. 10110, dated 2 April 2009, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 10110
- Date of adoption
- 2 April 2009
- Published in the Official Journal
- no. 46, 23 April 2009
- Enters into force
- 8 May 2009
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 46, datë 2009-04-23
LIGJ
Nr.10 110, datë 2.4.2009
PËR NJË NDRYSHIM DHE NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9228,DATË 29.4.2004 “PËR
KONTABILITETIN DHE PASQYRAT FINANCIARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9228, datë 29.4.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqy rat financiare”, të
ndryshuar, bëhen ndryshimi dhe shtesa si më poshtë:
Neni 1
Në nenin 4 “Standardet kontabël, që zbatohen për hartimin e pasqyrave financiare”, në
fjalinë e parë të pikës 1, fjalët “me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikat 2 dhe 3 të këtij
neni” zëvendësohen me fjalët “me përjashtim të rasteve të parashikuara në pikat 1/1, 2 e 3 të këtij
neni”.
Neni 2
Në nenin 4, pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:
“1/1. Mikrondërmarrjet, sipas përcaktimit të bërë në ligjin nr. 8957, datë 17.10.2002 “Për
ndërmarrjet e vogla e të mesme”, të ndryshuar, nuk zbatojnë, në mënyrë të detyruar, standardet
kombëtare të kontabilitetit. Ato e mbajnë kontabilitetin dhe i hartojnë pasqyrat financiare sipas
kritereve të përcaktuara nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe të miratuara me vendim të
Këshillit të Ministrave.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6139, datë 17.4.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.