Law

ON AN ADDITION TO LAW NO. 9920, DATED 19.5.2008, “ON TAX PROCEDURES IN THE REPUBLIC OF ALBANIA”

Law no. 10148, dated 28 September 2009, issued by Assembly of Albania.

Number
10148
Date of adoption
28 September 2009
Published in the Official Journal
no. 144, 12 October 2009
Enters into force
27 October 2009
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 144, datë 2009-10-12

LIGJ

Nr. 10 148, datë 28.9.2009

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.9920, DATË 19.5.2008

“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore ne Republikën e Shqipërisë”,

pas nenit 75 shtohet neni 75/1 me këtë përmbajtje:

“Neni 75/1

Rimbursimi i TVSH-së dhe kompensimi i detyrimeve tatimore

Nëse personat e tatueshëm, të regjistruar për TVSH, rezultojnë me tepricë kreditore dhe

paraqesin, pranë drejtorisë rajonale tatimore, kërkesën për rim bursim in e TVSH- së së paguar

tepër, administrata tatimore, brenda 30 ditëve kalendarike, verifikon saktësinë e pretendimit,

njofton tatimpaguesin dhe realizon rimbursimin, kur plotësohen kushtet. Në rast të kundërt,

personit të tatueshëm i lind e drejta e mospagesës së detyrimev e të tjera tatimore, në masën e

TVSH-së së pretenduar për rimbursim.

Mënyra dhe procedurat e hollësishme teknike për zbatimin e këtij neni përcaktohen në

udhëzimin e Ministrit të Financave.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.6283, datë 7.10.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Bamir Topi

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.