ON THE ACCESSION OF THE REPUBLIC OF ALBANIA TO THE CONVENTION
Law no. 10194, dated 10 December 2009, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 10194
- Date of adoption
- 10 December 2009
- Published in the Official Journal
- no. 184, 30 December 2009
- Enters into force
- 14 January 2010
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2009-12-30
LIGJ
Nr.10 194, datë 10.12.2009
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN
“PËR NJOHJEN DHE ZBATIMIN E VENDIMEVE TË HUAJA
NË FUSHËN CIVILE DHE TREGTARE”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në konventën “Për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të huaja në fushën civile dhe tregtare”, bërë në Hagë më 1 shkurt 1971 dhe që ka hyrë në fuqi më 20 gusht 1979, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6364, datë 29.12.2009 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
KONVENTA
PËR NJOHJEN DHE ZBATIMIN E VENDIMEVE TË HUAJA
NË FUSHËN CIVILE DHE TREGTARE
(përfunduar më 1 shkurt 1971
& hyrë në fuqi më 20 gusht 1979)
Shtetet palë në këtë Konventë,
duke dëshiruar të krijojnë dispozita të përbashkëta, në lidhje me njohjen dhe zbatimin e ndërsjellë të vendimeve gjyqësore të dhëna në vendet e tyre respektive,
vendosën të përfundojnë këtë Konventë dhe të merren vesh përsa u përket dispozitave të mëposhtme:
KAPITULLI I
FUSHA E VEPRIMIT TE KONVENTËS
Neni 1
Kjo Konventë do të zbatohet për vendimet e dhëna në çështjet civile ose tregtare nga gjykatat e shteteve kontraktuese.
Ajo nuk do të zbatohet për vendimet, objekti kryesor i të cilave është të vendosin:
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.