On certain amendments to Law No. 9875, dated 14.2.2008, “On Metrology”
Law no. 10217, dated 21 January 2010, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 10217
- Date of adoption
- 21 January 2010
- Published in the Official Journal
- no. 8, 12 February 2010
- Enters into force
- 27 February 2010
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2010-02-12
LIGJ
Nr.10 217, datë 21.1.2010
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.9875, DATË 14.2.2008
“PËR METROLOGJINË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.9875, datë 14.2.2008 “Për metrologjinë”, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 61 “Ankimimi” ndryshohet si më poshtë:
“Neni 61
Ankimimi
Kundër vendimit të nxjerrë nga inspektori metrolog mund të bëhet ankim në komisionin e
ankimimit, të kryesuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë.
Mënyra e organizimit dhe e funksionimit të këtij komisioni përcaktohen në rregulloren e miratuar
nga ministri përgjegjës për ekonominë.”.
Neni 2
Në nenin 65 “Shqyrtimi dhe ankimi”, pikat 2 dhe 3 ndryshohen si më poshtë:
“2. Kundër vendimit të dënimit me gjobë, të dhënë nga inspektori metrolog i Drejtorisë së
Përgjithshme të Metrologjisë, mund të bëhet ankim, në përputhje me ligjin e përmendur në pikën
1 të këtij neni.
3. Kundër vendimit të komisionit të ankimimit mund të bëhet ankim në gjykatë, në
përputhje me ligjin nr.7697, datë 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”, të ndryshuar.”.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6 395, datë 4.2.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.