On the Accession of the Republic of Albania to the Agreement between the States Parties to the North Atlantic Treaty on Information Security
Law no. 10243, dated 4 March 2010, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 10243
- Date of adoption
- 4 March 2010
- Published in the Official Journal
- no. 34, 2 April 2010
- Enters into force
- 17 April 2010
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2010-04-02
LIGJ
Nr.10 243, datë 4.3.2010
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN NDËRMJET
SHTETEVE PALË NË TRAKTATIN E ATLANTIKUT TË VERIUT PËR SIGURINË E
INFORMACIONIT
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në marrëveshjen ndërmjet shteteve palë në Traktatin e
Atlantikut të Veriut për sigurinë e informacionit.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.6472, datë 25.3.2010 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bamir Topi.
MARRËVESHJE
NDËRMJET PALËVE NË TRAKTATIN E ATLANTIKUT VERIOR PËR SIGURINË E
INFORMACIONIT
Palët në Traktatin e Atlantikut Verior, të nënshkruar në Uashington, më 4 prill 1949;
Duke riafirmuar që konsultimi, bashkëpunimi dhe planifikimi i efektshëm politik për
mbrojtjen në arritjen e objektivave të Traktatit kërkon shkëmbimin e informacionit të klasifikuar
ndërmjet palëve;
Duke ditur që masat ndërmjet qeverive të palëve në Traktatin e Atlantikut Verior për
mbrojtjen dhe garantimin reciprok të informacionit të klasifikuar që ato mund të shkëmbejnë janë
të nevojshme;
Të vetëdijshme që kërkohet një kuadër i përgjithshëm për standa rdet dhe procedurat e
sigurisë;
Duke vepruar në emër të tyre dhe në emër të organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.