Law

On Hunting

Law no. 10253, dated 11 March 2010, issued by Assembly of Albania.

Number
10253
Date of adoption
11 March 2010
Published in the Official Journal
no. 39, 12 April 2010
Enters into force
27 April 2010
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 39, datë 2010-04-12

LIG J

Nr.10 253, datë 11.3.2010

PËR GJUETINË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

a) përcaktimin e rregullave e të kërkesave për zhvillimin e gjuetisë, si një veprimtari tradicionale,  sportive, çlodhëse dhe turistike;

b) menaxhimin e qëndrueshëm të gjuetisë, duke e vlerësuar faunën e egër si pasuri kombëtare që administrohet dhe mbrohet me ligj;

c) garantimin që parimet për gjuetinë të zbatohen në mënyrë rigoroze, duke ruajtur  tërësinë e ekosistemit dhe baraspeshën ekologjike;

ç) mosdëmtimin e llojeve të faunës së egër e të habitateve të tyre gjatë ushtrimit të gjuetisë;

d) respektimin e së drejtës së gjuetisë dhe të të drejtave mbi gjahun, mbi trofetë e produktet e gjuetisë dhe të tregtimit të tyre.

Neni  2

Përkufizime

Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

1. “Gjueti” është veprimtaria e specializuar e shfrytëzimit të faunës së egër, që ka të bëjë me ndjekjen, kapjen, vrasjen e kafshëve e të shpendëve, objekt gjuetie, me metodat e përcaktuara me ligj.

2.“Gjueti e qëndrueshme” është përdorimi i gjuetisë vetëm në respektim të vijueshëm të ruajtjes së biodiversitetit, të tërësisë së ekosistemit dhe të baraspeshës ekologjike.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.