Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar
Law no. 123/2026, dated 29 October 2026, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 123/2026
- Date of adoption
- 29 October 2026
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
LIGJ
Nr. 123/2026
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 64/2012,
“PËR PESHKIMIN”, I NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 64/2012, “Për peshkimin”, i ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Përkufizime
Në nenin 4 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. “Anije peshkimi” është një anije peshkuese ose çdo anije tjetër e përdorur për
shfrytëzimin tregtar të burimeve biologjike detare, duke përfshirë anijet ndihmëse,
anijet e përpunimit të peshkut, anijet e angazhuara në operacione transbordimi,
rimorkiatorët, anijet mbështetëse dhe anijet transportuese të pajisura për
transportin e produkteve të peshkimit, duke përjashtuar anijet kontejnerë dhe
anijet e përdorura ekskluzivisht për akuakulturë.”.
2. Pas pikës 2/1 shtohet pika 2/2 me këtë përmbajtje:
“2/2. “Anije peshkuese” është një anije e pajisur ose e përdorur për zënien
tregtare të burimeve biologjike detare.”.
3. Pika 6 ndryshohet si më poshtë:
“6. “Autorizim peshkimi” është një autorizim i lëshuar nga ministri për një anije
peshkimi, kur është e nevojshme, përveç lejes së saj të peshkimit, i cili i jep asaj të
drejtën të kryejë aktivitete specifike peshkimi gjatë një periudhe të caktuar në një
zonë të caktuar ose për një peshkim të caktuar në kushte specifike.”.
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.