Për shpërblimin e dëmit civil të shkaktuar ndaj subjekteve të prekura nga aktet e dhunshme gjatë tubimeve dhe rregullimin e pasojave
Normative act no. 6/2026, dated 28 October 2026, issued by Këshilli i Ministrave.
- Number
- 6/2026
- Date of adoption
- 28 October 2026
- Enters into force
- 28 October 2026
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Akt normativ
AKT NORMATIV
Nr. 6, datë 28.10.2026
PËR SHPËRBLIMIN E DËMIT CIVIL TË SHKAKTUAR NDAJ SUBJEKTEVE
TË PREKURA NGA AKTET E DHUNSHME GJATË TUBIMEVE DHE
RREGULLIMIN E PASOJAVE
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të
Ekonomisë dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Neni 1
Objekti
Objekt i rregullimit të këtij akti normativ është krijimi i një skeme
kompensimi nga shteti për dëmet materiale të shkaktuara nga aktet e
dhunshme gjatë tubimeve, të kryera nga individë, persona juridikë apo
organizata të tjera, nga data 13.10.2026 deri në datën 22.10.2026, mbi pasuritë
e luajtshme dhe të paluajtshme të personave fizikë ose juridikë privatë, që
kategorizohen si biznese/tatimpagues, me kufi të qarkullimit deri në 14
milionë lekë, bazuar në deklaratën vjetore të vitit 2025.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij akti normativ është kompensimi i subjekteve të dëmtuara, pa
ndryshuar kushtet materiale të përgjegjësisë civile të shkaktuesit të dëmit,
sipas Kodit Civil.
Neni 3
Etapat e trajtimit
1. Dëmet e shkaktuara, në kushtet që përcakton neni 1, i këtij akti normativ,
trajtohen sipas etapave të mëposhtme:
a) Kompensimi nga shteti i personave fizikë dhe juridikë privatë, që
kategorizohen si biznese/tatimpagues, me kufi të qarkullimit deri në 14
milionë lekë, bazuar në deklaratën vjetore të vitit 2025, sipas rregullave të
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.