ON THE RATIFICATION OF THE COUNCIL OF EUROPE CONVENTION “ON THE LEGAL STATUS OF CHILDREN BORN OUT OF WEDLOCK”
Law no. 10424, dated 2 June 2011, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 10424
- Date of adoption
- 2 June 2011
- Published in the Official Journal
- no. 77, 13 June 2011
- Enters into force
- 28 June 2011
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 77, datë 2011-06-13
LIGJ
Nr.10 424, datë 2.6.2011
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS “PËR STATUSIN JURIDIK TË FËMIJËVE TË LINDUR JASHTË MARTESËS”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet konventa e Këshillit të Europës “Për statusin juridik të fëmijëve të lindur jashtë martesës”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.7013, datë 13.6.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi
KONVENTA EUROPIANE
MBI STATUSIN LIGJOR TË FËMIJËVE
TË LINDUR JASHTË MARTESE
Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, nënshkruese të saj,
duke pasur parasysh se qëllimi i Këshillit të Europës është arritja e një uniteti sa më të madh ndërmjet anëtarëve të tij, në veçanti me miratimin e rregullave të përbashkëta në fushën e ligjit;
duke vënë re se në një numër të madh të shteteve anëtare janë bërë ose po bëhen përpjekje për të përmirësuar statusin ligjor të fëmijëve të lindur jashtë martese, duke zvogëluar dallimet ndërmjet statusit të tyre ligjor dhe atij të fëmijëve të lindur në martesë të cilat janë në disavantazh juridik ose social të të parëve;
duke njohur se ende ekzistojnë mospërputhje të mëdha në ligjet e shteteve anëtare në këtë fushë;
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.