Law

On Books in the Republic of Albania

Law no. 9616, dated 27 September 2006, issued by Assembly of Albania. The archive holds 2 acts changing it, the latest dated 16 July 2026.

Number
9616
Date of adoption
27 September 2006
Published in the Official Journal
no. 112, 25 October 2006
Enters into force
9 November 2006
Official text
Official Publications Centre

Opening of the text

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 112, datë 2006-10-25

LIGJ

Nr.9616, datë 27.9.2006

PËR LIBRIN NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është:

1. Të shpallë veprimtari me interes publik e kombëtar prodhimin, mbrojtjen, përhapjen dhe

promovimin e librit dhe të produkteve të përafërta me të në territorin e Republikës së Shqipërisë.

2. Të ndikojë në krijimin e ndërgjegjes publike për vlerën dhe funksionin e librit, si faktor

parësor në formimin dhe informimin e personit dhe personalitetit njerëzor në transmetimin e dijeve, në

përhapjen e kulturës dhe në nxitjen e hulumtimit shkencor.

3. Të demokratizojë qasjen ndaj librit dhe të nxisë shprehitë e leximit.

4. Të garantojë dhe të promovojë qarkullimin e lirë të librit e të produkteve të përafërta me të,

si dhe përhapjen e tyre brenda dhe jashtë territorit shtetëror, nëpërmjet çdo teknike dhe/ose teknologjie

të krijuar ose që do të krijohet.

5. Të mbrojë dhe të nxisë zhvillimin e industrisë botuese të librit, në të mirë të interesave të

publikut.

Neni 2

Objekti

Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave në fushën e prodhimit, botimit, ruajtjes,

mbrojtjes, përhapjes dhe promovimit të librit e të produkteve të përafërta me të në territorin e

Republikës së Shqipërisë.

The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.

Acts that change it

  1. 18 February 2010 · 10238 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006 “Për librin në Republikën e Shqipërisë”
  2. 16 July 2026 · 73/2026 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9616, datë 27.9.2006, “Për librin në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshua

Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.