Për ratifikimin e Konventës kuadër të Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut, Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës
Law no. 93/2026, dated 18 September 2026, issued by Assembly of Albania.
- Number
- 93/2026
- Date of adoption
- 18 September 2026
- Published in the Official Journal
- no. 220
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 220
LIGJ
Nr. 93/2026
PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS KUADËR TË KËSHILLIT TË EVROPËS
PËR INTELIGJENCËN ARTIFICIALE, TË DREJTAT E NJERIUT, DEMOKRACINË
DHE SHTETIN E SË DREJTËS
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet Konventa kuadër e Këshillit të Evropës për Inteligjencën Artificiale, të Drejtat e Njeriut,
Demokracinë dhe Shtetin e së Drejtës, lidhur në Vilnius, më 5 shtator 2024, sipas tekstit që i
bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 18.9.2026.
Shpallur me dekretin nr. 512, datë 6.10.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Bajram Begaj
KONVENTA KUADËR
E KËSHILLIT TË EVROPËS PËR INTELIGJENCËN ARTIFICIALE, TË DREJTAT E
NJERIUT, DEMOKRACINË DHE SHTETIN E SË DREJTËS
(E lidhur në Vilnius, më 5 shtator 2024)
Preambulë
Shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe palët e tjera nënshkruese,
duke pasur parasysh se qëllimi i Këshillit të Evropës është të arrijë një unitet më të madh ndërmjet
anëtarëve të tij, bazuar veçanërisht në respektin për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe shtetin e së
drejtës;
duke njohur vlerën e nxitjes së bashkëpunimit ndërmjet palëve të kësaj Konvente dhe të shtrirjes së
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.