ON AN AMENDMENT TO LAW NO. 61/2012, “ON EXCISE DUTIES IN THE REPUBLIC OF ALBANIA”, AS AMENDED
Normative act no. 1/2026, dated 3 April 2026, issued by Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Number
- 1/2026
- Date of adoption
- 3 April 2026
- Published in the Official Journal
- no. 69, 3 April 2026
- Enters into force
- 3 April 2026
- Official text
- Official Publications Centre
Opening of the text
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 69, datë 2026-04-03
AKT NORMATIV
Nr. 1, datë 3.4.2026
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 61/2012, “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E
SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave Këshilli
i Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, bëhet shtesa
e mëposhtme:
Neni 1
Pas pikës 9, të nenit 109, “Dispozita kalimtare”, shtohet pika 10, me këtë përmbajtje:
“10. Përjashtimisht, në rastet kur në bazë të vendimit të Bordit të Transparencës dhe
Kufizimit të Përkohshëm të Çmimeve të Tregtimit me Shumicë/Pakicë të Nënprodukteve të
Naftës dhe Gazit (në vijim Bordi), i ngritur në përputhje me ligjin nr. 8450, datë 24.2.1999,
“Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të
ndryshuar, çmimi tavan për shitjen me pakicë për benzinën dhe gazoilin është mbi nivelet e
mëposhtme:
a) 200 lekë/litri për benzinën;
b) 220 lekë/litri për gazoilin,
niveli i akcizës së këtyre produkteve zbatohet në masën 80% të niveleve të caktuara në
shtojcën nr. 1, të ligjit nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë,” të ndryshuar, si
më poshtë vijon:
- Benzinë, sipas kodeve të NKM-së: 27101245 dhe 27101249, niveli i akcizës është
31.50098 lekë/litri;
- Gazoil, sipas kodit të NKM-së: 27101944, niveli i akcizës është 31.50098 lekë/litri.”.
Neni 2
Hyrja në fuqi
The full text and the consolidated version with its amendments are for jus.al accounts.
Unofficial copy. Only the text published in the Official Journal is legally binding. Check the act's status at the official source. This is not legal advice.